-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Lufta në moment tepër kritik, i japim ndihmë popullit të Ukrainës

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar mbi zhvillimet e fundit të luftës Ukrainë-Rusi, përmes një statusi në Facebook.

Ai është shprehur se situata është në një moment tepër kritik, sidomos pas largimeve masive. Meta, theksoi se është i gatshëm të ofrojë ndihmën e tij Ukrainës.

“Mirëprita angazhimin e Kryqit të Kuq Shqiptar, organizatës humanitare më të madhe në Shqipëri dhe që ka në misionin e veprimtarinë e saj ndihmën e personave në nevojë në konflikte të armatosura e situata të tjera kritike, për të nisur organizimin e mbledhjes së ndihmave në mbështetje të popullit të Ukrainës”.

Meta u bën thirrje të gjithë shoqërisë civile të ndjekin këtë nismë humanitare për të ofruar çdo mbështetje që meriton përpjekja e një populli që po lufton për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij./5pyetje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit