Kryeministri Edi Rama ishte sot në Peshkopi për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kandidatin socialist për zgjedhjet e 6 marsit.
Ai tha se mbështetja e qeverisë nuk do të mungojë nëse në 6 mars qytetarët do të zgjedhin Rahim Spahiun, në të kundërt i “kërcënoi” me Rrugën e Arbrit.
“Në 6 mars e keni merak vetë ose në 6 mars kapni varre’t dhe lidhuni me Maqellarën me vare’. Po që të bëhet Klosi lagje e Tiranës dhe ju mbeteni me vare’ në dorë kjo është gjynah. Po morët bravën mbylluni brenda.
Ose pastaj merrni varenë thyeni brava dhe cdo gjë që u del përpara, ishalla do zoti po u hapet edhe rruga me vare’ pastaj.
Morët Rahimin, Rruga e Arbrit vjen këtu, morët varenë, rrini me varenë, rrini me varenë, jo se nuk do të bëhet rruga e Arbrit, por do të marrë i cik më shumë kohë” tha ai.
Gjatë fjalës së tij, teksa po i kalonte fjalën Ditmir Bushatit, Rama “thumboi” Sali Berishën për fushatën në Dibër.
“Ditmiri po drejton punën për rrjetin e akademisë së PS-së. Ti (i drejtohet Bushatit) mos i re nga rruga e vjetër që u vonove, nuk e ke marrë vesh që u bë Rruga e Arbrit.
Më tha njëri këtu, ore cfarë na bërë me këtë rrugën e Arbrit, na vjen Saliu tre herë në ditë.
Shkon ha drekë, vjen, shkon pi çaj vjen, shkon e vjen. Ne nuk e kemi këtë shqetësim se kështu janë ndarë, vareja është për prishur ne jemi për të ndërtuar.
Ata sado që na shajnë ata janë rehat se punën ua bëjmë ne” tha Rama.
/5pyetjet.al