Ushtria ukrainase ka bërë bilancin e luftës kundër rusëve në dy ditët e para të betejave.
Sipas një postimi në faqen e saj në Facebook, më shumë se 3500 ushtarë rusë të përfshirë në pushtim janë vrarë dhe pothuajse 200 janë zënë robër.
Ata shtojnë se Rusia deri më tani ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke.
Rusia deri më tani nuk ka pranuar ndonjë viktimë.
/5pyetjet.al