-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia bllokon rezolutën e SHBA-së dhe Shqipërisë në OKB

Kryesoret

Ashtu sikur pritej, Rusia vuri veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku kërkohej që Moska të ndalojë sulmin e saj ndaj Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha trupat. Njëmbëdhjetë nga 15 anëtarët e këshillit votuan për rezolutën, e cila u hartua nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan. Por cfarë ka ndodhur deri tani, nga sanksionet te lufta dhe ajo që pritet.

Shpërthime gjatë natës:

Shpërthime u raportuan brenda kryeqytetit të shtunën në mëngjes, pas ditësh luftimesh të rënda në periferi ndërsa trupat ruse përparonin në qytet. Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan gjithashtu pranë qendrës së qytetit.

Fjalimi i Zelensky:

Në një fjalim kombëtar të premten mbrëma, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua se ukrainasit do të qëndrojnë dhe do të luftojnë për vendin e tyre dhe akuzoi Rusinë për shënjestrimin e infrastrukturës civile.

Bisedimet e paqes:

Një zëdhënës i Zelensky tha se Presidenti pranoi një propozim rus për të zhvilluar negociata dhe se ai është i gatshëm të flasë për paqen dhe një armëpushim.

Takimi i KS të OKB-së:

Të premten, Rusia vuri veton ndaj një rezolute (të hartuar nga SHBA dhe Shqipëria) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e Ukrainës. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan nga votimi. Pas votimit, 50 vende lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se Rusia abuzoi me fuqinë e saj në bllokimin e rezolutës.

Sanksionet grumbullohen:

SHBA dhe Kanadaja njoftuan sanksione ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm rus Lavrov të premten, duke iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe për ta bërë këtë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit