Në asnjë moment Rusia nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, thotë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në përgjigje të Presidentit Putin që i vendosi forcat bërthamore të Rusisë në “gadishmëri speciale”.
Putin fajësoi liderët e NATO-s se lejuan të bëhen “deklarata agresive” kundër Rusisë. Por Psaki tha se ishte një përgjigje e njohur nga presidenti rus.
“Ne e kemi parë atë të bëjë këtë herë pas here. Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, nuk ka qenë Rusia nën kërcënim nga Ukraina,” tha ajo
“E gjithë kjo është një model i Presidentit Putin dhe ne do t’i rezistojmë.”
“Ne kemi aftësinë të mbrohemi, por gjithashtu duhet të thërrasim atë që po shohim këtu nga presidenti Putin”, shtoi ajo. /5pyetjet.al