-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina bën bilancin e viktimave, thotë se ka shkatërruar rusët

Kryesoret

Të paktën sipas zyrtarëve të Ukrainës, Rusia ka pësuar humbje të jashtëzakonshme në 4 ditë luftime.

Këtë të diel, ka folur zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malya, e cila ka njoftuar se rreth 4,300 ushtarakë rusë janë vrarë gjatë sulmeve luftarake në Ukrainë.

Malayar shtoi se shifrat janë paraprake dhe mund të ndryshojnë nga momenti në moment. Në raport shkruhet se Rusia deri në këto momente ka humbur 4300 ushtarë, 27 avionë, 26 helikopterë, 146 tanke, 706 mjete luftimi, 49 topa, një sistem mbrojtje ajrore, 30 makina, 60 autobote, 2 dronë dhe 2 varka.

Ndërkohë, sot trupat ruse hynë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, ku po luftojnë ushtarët ukrainas në rrugë. Autoritetet lokale në qytetin verilindor thonë se automjetet e lehta ruse kanë shkelur qendrën e tij dhe po u bëjnë thirrje civilëve të qëndrojnë në vende strehimi

Presidenti Volodmyr Zelensky ka refuzuar ofertën e Moskës për t’u takuar për bisedime në Bjellorusi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit