Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Xibër, në bashkinë e Klosit.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka shtypur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 ku drejtuesi i mjetit eshtë identifikuar 39-vjeçari P.LL dhe viktima ishte B.K, 47-vjeç.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al