Qeveria gjermane hoqi pothuajse 40 vende nga lista e zonave me rrezik të lartë nga COVID, duke e bërë më të lehtë kthimin për shumë udhëtarë. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosova dhe Shqipëria të cilat janë hequr nga lista e zonave me rrezik të lartë.
Vendet jashtë BE-së që janë hequr nga lista e rrezikut janë: Kosova, Shqipëria, Antigua dhe Barbuda, Argjentina, Australia, Bangladeshi, Belize, Bolivia, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Ekuador, Grenada, Guajana, Iraku, Madagaskari, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Panamaja, Peruja, Filipinet, Moldavia, Saint Lucia, San Marino, Serbia, Seychelles, Surinami dhe Ukraina.
Njoftimi vjen përpara ndryshimeve të planifikuara në rregulloret e udhëtimit që do të hyjnë në fuqi të premten. Nga 4 marsi, do të ketë kërkesa më të rrepta për klasifikimin e vendeve si zona me rrezik të lartë.
Sipas rregullave të reja të planifikuara, fëmijët nën moshën 12 vjeç do të mund të shmangin karantinën menjëherë pas testimit negativ për COVID.
Në përgjithësi, rregulli 3G do të vazhdojë të zbatohet për hyrjet nga të gjitha vendet: kushdo që nuk është vaksinuar ose shëruar së fundmi nga virusi do të duhet të ketë një test negativ.
/5pyetjet.al