Një imam nga Shkupi, hoxhë Muharrem Ismaili, ka komentuar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, në një paraqitje të tij.
Ai gjatë fjalimit e ka quajtur ”dreq’’ dhe ”zullumqar”, presidentin ukrainas, madje sulmin rus ndaj tyre e quajti të menduar.
”Sot, dje, pardje, muhabetin kryesor e kemi për luftën Ukrainë-Rusi, unë ju them se rastësisht i ka plasur sherri Ukrainës në oborr? Nuk është rastësisht, se para pak kohesh kur Izraeli e luftonte Palestinën, kryetari i Ukrainës, ai dreqi që del sot dhe rri për gjynah aty, dilte dhe qante nepër medi` për jahuditë”, ka thënë hoxha.
Madje ai thotë se në këtë përballje ku përfshin edhe NATO-n, Rusia do dalë fitimtare.