Me anë të një postimi në Facebook, presidenti Ilir Meta ka kërkuar të nxisë shoqërinë civile për të vijuar ndihmat humanitare ndaj Ukrainës.
Meta shkruan se shqiptarët qendrojnë krah për krah me Ukrainën në këto ditë të vështira të saj.
“Shqipëria krah për krah me Ukrainën, në solidaritet të plotë me përpjekjet e një populli që po lufton heroikisht për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij! Nxis shoqërinë civile për të vijuar ndihmat humanitare!”, shkruan Meta në Facebook.