-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sytë nga Brukseli, Gaz Bardhi: Rama përjashtoi opozitën nga tryeza e negociatave

Kryesoret

Pak orë përpara zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare në Bruksel, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi se kryeministri Edi Rama ka përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit dhe për këtë arsye njoftoi se ka bërë gati tre propozime.

“Edi Rama përjashton shqiptarët dhe opozitën nga tryeza e negociatave sepse kërkon të fshehë të vetmen të vërtetë sot, Shqipëria po hyn në fazën më të rëndësishme të procesit me më shumë kushte dhe me më shumë mosbesim.

As fotografitë e as shampanja e propagandës nuk e kursejnë të vërtetën se vetëm për grup-kapitullin ‘Themeloret’, BE i vendosi Shqipërisë në raportin e miratuar pak ditë më parë, plot 34 kushte shtesë. Të gjitha më të rënda, asnjë lehtësim”, deklaroi Bardhi.

Për të plotësuar kriteret që sipas tij kërkon Brukseli, Bardhi njoftoi se Partia Demokratike ka bërë gati paketën e parë me tre nisma ligjore:

-Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

-Dekriminalizimi i shpifjes ndaj gazetarëve

-Pastrimi i parave si nen i veçantë në Kodin Penal

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit