Zvicra ka njoftuar se do të heqë dorë nga neutralitetit i saj dhe do ët vendos sanksione kundër Rusisë,
Po ashtu është mësuar se ajo do ti bashkohet BE-së duke vendosur të njëjta sanksione si ajo.
“Sulmi i Rusisë është një sulm ndaj lirisë, një sulm ndaj demokracisë, një sulm ndaj popullatës civile dhe një sulm ndaj institucioneve të një vendi të lirë. Kjo nuk mund të pranohet në lidhje me të drejtën ndërkombëtare, kjo nuk mund të pranohet politikisht dhe kjo nuk mund të pranohet moralisht”, shtoi Cassis.
Duke folur pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Federal të Zvicrës, Cassis theksoi se “në këto ditë të errëta”, Zvicra qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës dhe shpreson se sanksionet do të inkurajojnë Kremlinin të “ndërrojë mendje”.
Zvicra do të ngrijë asetet e “personave të listuar” dhe gjithashtu do të sjellë në fuqi një ndalim hyrjeje për ata që theksohen nga paketa e sanksioneve të BE-së, sipas Presidentit Federal Zviceran. /5pyetjet.al