Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës, njoftoi qeveria të martën.
Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se sanksionet janë kundër individëve dhe organizatave për shkak të rolit që vendi po luan në pushtimin rus të Ukrainës.
“Regjimi i Lukashenkos ndihmon dhe nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë dhe do të detyrohet të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen e tij për Putinin” tha Liz Truss.
Britania po luan një rol mjaft aktiv dhe të fuqishëm në goditjen e Rusisë dhe tashmë Bjellorusisë.
/5pyetjet.al