Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit dhe diasporës ku donë botë që miqve të tyre nga vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën t’ua tregojnë të vërtetën rreth Kosovës.
“Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.
Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.
Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.
Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNATO #KosovoInEU”, ka shkruar ndër tjerash Mehaj në Facebook