Presidenti i Amerikës Joe Biden, ka dënuar ashpër Vladimir Putin, ndërsa cilësoi Zelensky-in si hero.
Me një fjalim emocional, ku e ftuar ishte edhe ambasadorja ukrainase në SHBA, Biden përshkroi situatën e javës së fundit, duke thënë se “Putini kërkoi ta thyente botën në mes, por llogaritë i bëri gabim”.
“Ai u ndesh me një mur të pathyeshëm. Me popullin e Ukrainës”.
Kështu iu drejtua Joe Biden senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, ashtu si edhe kabinetit të tij, duke theksuar unitetin e pakushtëzuar që veprimet e Putinit kanë sjellë, ku SHBA-të, Evropa dhe të vendet pro-perëndimore, janë në një linjë të qartë kundër presidentit rus.
Mbyllen fluturimet ruse mbi SHBA
Menjëherë pas kësaj, Biden ka marr masat më të ashpra kundrejt homologut të tij, duke mbyllur linjën ajrore mes Rusisë dhe SHBA-ve.
Gjithashtu, një sërë sanksionesh të tjera u bënë me dije nga Biden, të cilat përfshijnë edhe oligarkët pranë Putinit.
“Do t’i godasim më rëndë se kurdoherë. Do t’ua bllokojmë çdo aset. Çdo makinë ata kanë. Çdo jaht, të gjitha asetet pa përjashtim”, theksoi Biden.
Ai gjithashtu u shpreh i lumtur për shkak se vendet perëndimore, janë në unison tërësor dhe kanë marrë të njëjtat sanksione kundrejt Rusisë.
“Putini është fajtori i vetëm dhe ne e dimë këtë. Nuk do të ndalemi në luftën ndaj tij”. /5pyetjet.al