Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë vendimin e qeverisë gjermane për emërimin e Manuel Sarrazin, të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka pasur diskutime domethënëse në disa takime që kanë pasur.
“Unë kam pasur gjithmonë diskutime domethënëse në disa takime tona të kaluara. Mezi pres të punoj ngushtë me të”, ka shkruar Kurti.