Nga 1 marsi, çmimit i gazit ka pësuar një tjetër rritje me 10 lekë për litër. Furnitorët argumentojnë se shtrenjtimi është ndikuar nga situata e sulmit rus ne Ukraine dhe kriza e çmimeve.
Një nga industritë që preket drejtpërdrejt janë restorantet, që gazin e kanë lëndë të parë për gatim. Pasoja do të jetë rritja e çmimit për shërbimin apo produktin për konsumatorët.
Përfaqësuesit e bareve dhe restoranteve thonë se reflektimi i shtrenjtimit të çmimeve për qytetarët nuk do të jetë i largët, ndërsa për përballimin e krizës flasin edhe për shkurtim të fuqisë punëtore.
Nga ana tjetër, kur jemi në prag të çeljes së sezonit turistik, paralajmërimi që vjen është se këtë vit, pushimet do të na kushtojnë më shtrenjtë për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe shtimit të kostove për bar-restorantet.
Me qëllim lehtësimin sadopak të vështirësive ekonomike, nga përfaqësuesit e bareve dhe restoranteve përsëritet thirrja që të heqin masat kufizuese pandemike.
/5pyetjet.al