Nesër do të jetë raundi i dytë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës për paqen, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se SHBA mbetet e hapur ndaj diplomacisë për t’i dhënë fund luftës, por kërcënoi Putin nëse nuk tërheq ushtrinë.
Nata e sotme do të jetë një tjetër betejë për jetë a vdekje në Ukrainë, sidomos në Kiev, ku rusët po tentojnë që të futen nga të gjitha anët. Mediat raportojnë se një tjetër shpërthim i fuqishëm u dëgjua mbrëmjen e së mërkurës pranë stacionit hekurudhor qendror të Kievit.
Lajmin e dha fillimisht për mediat këshilltari i ministrisë së Brendshme të Ukrainës Anton Herashchenko në një postim në internet.
Një gazetare e “Reuters” në Kiev gjithashtu raportoi se kishte dëgjuar shpërthimin, duke vënë në dukje se ai bëri që toka të dridhej.
Ndërkohë që në Kiev dhe pjesën më të madhe të Ukrainës ka filluar dëbora duke e bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët që janë strehuar ku të munden.
/5pyetjet.al