-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfshihet nga flakët pas sulmit rus centrali bërthamor i Zaporizhzhia, alarmohet bota!

Kryesoret

Centrali bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Europë, ka marrë flakë pas sulmeve nga forcat ruse.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, përmes një postimi në Twitter, në orët e para të mëngjesit, ka bërë të ditur se ushtria ruse po qëllonte nga të gjitha anët mbi NPP Zaporizhzhia, centrali më i madh bërthamor në Europë.

“Ushtria ruse po qëllon nga të gjitha anët mbi NPP Zaporizhzhia, centrali më i madh bërthamor në Europë. Zjarri tashmë ka rënë. Nëse shpërthen, do të jetë 10 herë më i madh se Çërnobili! Rusët duhet të pushojnë MENJËHERË zjarrin, të lejojnë zjarrfikësit, të krijojnë një zonë sigurie”, shkruan Kuleba në Twitter.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për ndihmë urgjente pas raportimeve se forcat ruse kanë bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.

Në një mesazh urgjent nga Kievi, në orët e para të mëngjesit të 4 marsit, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

“Europianë, zgjohuni ju lutem. U thoni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, tha ai.

Gjithashtu janë publikuar edhe pamje nga sulmi ndaj këtij centrali bërthamor.

Menjëherë pas sulmit rus mbi centralin bërthamor, Presidenti i SHBA Joe Biden, ka telefonuar presidentin ukrainas Zelensky, ndërsa Shtëpia e Bardhë vazhdon të monitorojë zjarrin e raportuar në Zaporizhzhia.

Objektet bërthamore të Ukrainës kanë qenë një pikë qendrore shqetësimi pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), uzina e Zaporizhzhia është centrali më i madh bërthamor i Ukrainës, që ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha në një postim në Twitter se “është në dijeni të raporteve për granatimet në centralin bërthamor Zaporizhzhia” dhe se ishte në kontakt me autoritetet ukrainase për situatën.

“Të ndalohet sulmi, rrezik i madh nëse flakët prekin reaktorët”, shkruan IAEA në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit