-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Serbia përgatit skenarë për të sulmuar Kosovën”

Kryesoret

Serbia e votoi rezolutën e OKB-së që e dënon agresionin rus në Ukrainë. Këtë votë, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, po e sheh si një sinjal që Serbia ka filluar t’i ndryshojë qëndrimet në raport me Rusinë.

“Më vjen mirë që Serbia në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u distancua në njëfarë mënyre nga Rusia, e dënoi agresionin në Ukrainë dhe për mua është shenjë mjaft domethënëse dhe shpresoj, edhe pse nuk besoj, por po shpresoj që ndoshta Serbia ka vendosur të mos jetë instrument në duart e Rusisë për ta destabilizuar Ballkanin.”

“Edhe pse në hapësirën kohore, në këtë hapësirën e paqes në Ballkan dhe përpjekjen për ta vendosur një lloj paqe ka pasur një stabilitet, Serbia është armatosur mjaftueshëm dhe asnjëherë nuk është treguar bashkëpunuese as me bashkësinë ndërkombëtare, por as me Kosovën që ta njohë situatën dhe statusin e Kosovës që e kanë njohur rreth 120 vende të botës”, tha Haliti në Rubikon.

Deputeti i PDK-së tha se sipas burimeve të tij, Serbia ka disa skenarë të përgatitur për ta sulmuar veriun e Kosovës.“Rreziku është permanent dhe unë nuk e di si punojnë shërbimet tona, por unë kam të dhëna që ata i kanë disa skenarë që i kanë përgatitur për mundësinë e sulmit, apo okupimit të veriut të Kosovës që është një rrezik dhe është një problem në të cilin jemi ballafaquar në diskutime, unë po e them atë që perëndimorët e dinë”.

“Unë besoj se autoritetet e dinë se bashkëpunojnë vetë me institucionet ndërkombëtare, por është shqetësuese, sepse ata kanë blerë uniforma të UÇK-së në Kosovë, simbole të UÇK-së kanë blerë në Kosovë dhe kjo më kujton një projekt që ka qenë në Shqipëri, një projekt sekret i kohës së komunizmit se si do t’i sulmonin forcat e Shqipërisë në Kosovë me uniformat e Jugosllavisë dhe do ta akuzonin Serbinë dhe do ta justifikonin pastaj sulmin për ta marrë Kosovën në emër të asaj që po shpëtohet populli shqiptar i Kosovës.”

Sipas Halitit njëri nga këta skenarë përfshinë një sulm që serbët mund ta bëjnë në emër të UÇK-së dhe pastaj të ndërhyjnë me arsyetimin se duan t’i mbrojnë serbët e Kosovës.

“Provokimi që mund ta bëjnë është që të bëjnë ndonjë sulm në emër të forcave të UÇK-së me emblemë dhe do të incizohej me kamera dhe do t’i prezantohej krejt botës që ja e kemi një sulm kundër serbëve në Kosovë dhe ne u detyruam t’i mbrojmë ata.”

“Një problem tjetër është çështja e zgjedhjeve që do të mbahen në Serbi, se a do të lejohen të mbahen apo jo dhe problemi i tretë që mund të krijojë situatë të pakëndshme është qendra e transmetimit të energjisë elektrike. Sipas të dhënave, forcat serbe kanë mobilizuar qindra forca speciale me armë që nuk kanë numra, kryesisht automatik, kallashnikovë, ndoshta kinez, për të thënë që këto janë armë të UÇK-së, por me pozicionimin e ri të Serbisë nuk e di a mund të aplikohet ndonjëri nga këto skenarë” tha Haliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit