-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shoferi kosovar shkon në Poloni për të marrë refugjatët ukrainas

Kryesoret

Një autobus i kompanisë “Barileva Turist”, plot me refugjatë ukrainas, u nis drejt Berlinit të Gjermanisë. Shoferi i këtij autobusi, Hyzri Ropica, ka treguar se refugjatët, që janë gra dhe fëmijë, kanë shkuar dhe i kanë marrë vullnetarisht në kufirin Poloni-Ukrainë.

“Ne prej Kosovës kemi ardhur me autobus në kufirin Poloni-Ukrainë. Në qytetin polak, që është i pari në kufi, kemi ardhur dje dhe kemi pushuar deri sot dhe sot kemi shkuar në kampin e këtij qyteti, ku i kemi marrë 80 pasagjerë dhe destinacioni ynë është në Berlin. 15 minuta kemi ecur prej kampit të refugjatëve ku kanë qenë”.

“Pasagjerët e kanë destinacion Berlinin, ku kanë ndonjë të afërm ose miq, apo ndjehen më të sigurtë aty. Ka pasur edhe të tjerë refugjatë aty, ku sa kam qëndruar unë për 2-3 orë shumica e tyre janë shpërndarë për t’u strehuar në këtë qytet polak dhe në Krakov”.

Ropica, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka thënë se kjo iniciativë vullnetare për t’i ndihmuar refugjatët ukrainas, të cilët po ikin nga vendi i tyre pas sulmeve të vazhdueshme të Rusisë, duke i transportuar në vende më të sigurta, ka qenë e kompanisë “Barileva Turist”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit