Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku si pasojë ka ngelur i plagosur një person.
Mësohet se atentati iu bë 30-vjeçarit Romeo Meçaj dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, pranë stadiumit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij atentati.
/5pyetje.al