Ditën e sotme dy anëtar të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Lefter Gështenja dhe Dhurata Çupi kanë deklaruar se PD ka dërguar në SPAK ish ministrin e energjitikës Damjan Gjiknuri.
Sipas PD Gjiknuri është i përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit ku ai jo vetëm ka qenë dakord për procedurën koncensionare por dhe ka deklaruar se është korrekte.
“Gjithashtu ai është përgjegjës për licencën 25 vjeçare për prodhim të energjisë që I ka dhënë kompanisë koncensionare që ka përfituar në mënyrë joligjore një koncesion me vlerë 22 mln euro,” ka shprehur Lefter Gështenja.
“Për z Gjiknurin, inceneratorët do të krijonin energji nga përpunimi i mbetjeve dhe kjo do të sillte vlera pozitive në ekonominë e vendit. Fakti eshte qe sot edhe pse kompanite kane marret te gjitha parate nga buxheti i shtetit asnjeri nga inceneratoret nuk prodhon energji sic parashikohet ne kontrate. Po per kete a duhet te mbaj njeri pergjgjesi?” ka mbyllur deklaratën e tij./5pyetjet.al