-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Putin gënjen si Millosheviçi dhe Vuçiçi”

Kryesoret

Ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, i cili deklaroi se mercenarë nga Kosova po luftojnë në Ukrainë. Gërvalla me këtë rast Putinin e ka quajtur gënjeshtar dhe kriminel lufte. Sipas Gërvallës, Putini po përpiqet të shpërqendrojë opinionin nga gjenocidi i tij në Ukrainë, teksa shton se kjo lojë dihet që nga Millosheviçi dhe tani Vuçiçi.

“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviçi te Vuçiç. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit