Çmimi i naftës ka shkuar mbi 240 lekë, por kryeministri Edi Rama vijon që të këmbëngulë për të mos ndërhyrë në treg dhe justifikon gjithçka me luftën në Ukrainë.
Rama ka replikuar në Facebook me një qytetar, i cili i kërkon të marrë masa, si ajo e heqjes së taksës së karburantit, ndërsa i kujton çmimet në vendet e rajonit.
“Po energjinë elektrike ta rrisim siç kanë bërë Kosova dhe Maqedonia, se me taksat po e mbajmë pa e rritur?! Natyrisht jo, sepse ka një fije logjike e gjitha dhe po e përsëris edhe tjetrën, Kosova, Maqedonia e të tjerë e kane veç taksen e qarkullimit qe ne e kemi në çmim!
Por mbi të gjitha është kohë lufte prej vërteti, prandaj duhen shtrënguar dhembet e ecur përpara, duke i lënë për ca me vonë ankesat sikur asgjë s’ka ndodhur!’, shkruan Rama.
/5pyetjet.al