-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kafsha” greke që shoi familjen shqiptare: Çiftin me fëmijët i vrava dhe mbyta për qiranë

Kryesoret

I veshur me kapuç dhe maskë autori i vrasjes brutale të katërfishtë të familjes shqiptare në Andravidë të Greqisë, sot doli para gjyqit.

Jashtë ishte mbledhur një turmë e zëmëruar që nuk i kurseu ofendimet dhe mallkimet kundër tij.

Autori është 60-vjeç dhe familjes shqiptare i kishte dhënë shtëpinë me qira.

Greku çiftin shqiptar e ekzekutoi me armë, ndërsa nuk ka treguar se si ua mori jetën dy fëmijëve, 2 dhe 3 vjeç, por paraprakisht nga autopsia ka rezultuar se i ka mbytur.

Ai ka deklaruar se me familjen shqiptare ka pasur probleme edhe në të kaluarën për cështjen e qirasë së shtëpisë.

Pas krimit ai tentoi që të fshehë dy trupat e çiftit, por pa mundur duke u larguar më pas me kamionin e tij.

Ishte fëmija i tretë i familjes që pasi shkoi në shtëpi pa vëllanë e vogël pa shenja jete dhe ngriti alarmin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit