-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm pranë konsullatës greke në Mariupol, 12 të vdekur

Kryesoret

Konsullata e Përgjithshme greke në Mariupol është goditur rreth orës 13:00 të pasdites të së dielës, 6 mars. Sulmi ndodhi përpara një stacioni policie, duke vrarë të paktën 12 persona. Siç mëson protothema.gr nga burime qeveritare, jashtë godinës ka ndodhur një shkëmbim zjarri. Stafi i konsullatës së bashku me konsullin janë transferuar në një strehë të sigurt.

Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kontaktuar me autoritetet greke nëpërmjet telefonit satelitor. Prej rreth një jave shërbimet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë janë transferuar në godinën që strehonte Misionin Special të Mbikëqyrjes së OSBE-së në qytet, i cili u godit nga plumbat gjatë përleshjeve në rrugë mesditën e së dielës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, siç informoi ministri i Jashtëm, ka kontaktuar me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Helga Schmid dhe kanë diskutuar si për strehimin e shërbimeve, ashtu edhe për koordinimin për krijimin e korridoreve humanitare në qytet, shkruan protothema.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit