-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadorja e SHBA në OKB: Putini i gatshëm të sakrifikojë mijëra ushtarëve për ambiciet e tij

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield tha se “është e qartë se Putin ka një plan për të shkatërruar dhe terrorizuar Ukrainën”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë “të shqetësuara se bota duhet të përgatitet për një rrugë shumë të gjatë dhe shumë të vështirë përpara.”

“Nëse dy javët e fundit na kanë treguar diçka, është se populli ukrainas nuk do të dorëzohet. Dhe shumë njerëz rusë, përfshirë shumë ushtarë rusë, nuk e duan këtë luftë. Putini është qartësisht i gatshëm të sakrifikojë jetën e mijëra ushtarëve rusë për të arritur ambiciet e tij personale”.

Kështu u shpreh këtë të hënë Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield teksa komentoi agresionin rus në Ukrainë.

“Ne kemi paralajmëruar Moskën për javë të tëra se, në fund, Rusia do të jetë më e dobët, jo më e fortë, për nisjen e kësaj lufte. Kjo tashmë po rezulton e vërtetë. Pyetja është se sa shkatërrim është i gatshëm të shkaktojë presidenti Putin për këtë gabim të madh?”, tha ajo.

Në fjalët e saj, Thomas-Greenfield tha se SHBA-të janë “të indinjuar nga sulmet e Moskës mbi civilët ukrainas në luftën e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër popullit ukrainas” dhe shprehu shqetësim në rritje “për mbrojtjen e civilëve në këtë konflikt”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit