-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Shtyrja e rezolutës për Ukrainën nuk është një akt i mençur

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar ditën e sotme në Kuvend shtyrjen e rezolutës për Ukrainën.

Ai u shpreh se mazhoranca ka refuzuar kategorikisht çdolloj kompromisi midis dy rezolutave.

Ai tha se duket e pakuptimtë që të shtyhet për një moment të dytë vendimi i rezolutës për Ukrainën.

“Siç jeni në dijeni një rezolutë në mbështetje të Ukrainës është kërkuar të paktën 1 muaj më parë. Ajo që dua të them unë, një grup deputetësh kanë dorëzuar një rezolutë në parlament dhe mendoj se ajo duhet të paraqitej. Me gjithë përpjekjet e bëra nga ky frup deputetësh, mazhoranca refuzoi kategorikisht çdo lloj kompromisi midis dy rezolutave.

Tani me thonë befasisht se ju keni shtyrë rezolutën për një ditë tjetër, por ky nuk është një akt i mençur. Është e domosdodhme mendoj unë që përfaqësues të grupit që kanë hartuar rezolutën së bashku me ata të rezolutës ekzistuese të ulen dhe të përpiqen të gjejnë pikat e përbashkëta të cilat janë edhe në interes kombëtar. Por që të ecni me imponim në një kohë që rezoluta ishte parashikuar që do vinte në parlament, tani ju për interesa absolutisht të paqendruedhme e keni shtyre atë për javën tjetër.

Nuk duhet të bëjmë këtu beteja politike njeri me tjetrin se beteja kryesore sot eshte midis Rusise ukraines dhe botes se lirë”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit