Rubla ruse është zhytur edhe më tej kundrejt dollarit amerikan, duke arritur nivele të ulëta rekord, teksa bisedimet po shtohen për sanksione të mundshme kundër energjisë ruse.
Dollari amerikan/rubla ruse aktualisht tregtohet me rreth 155, që do të thotë se 1 dollarë vlen 155 rubla .
Përpara se të fillonte konflikti me Ukrainën, ajo normalisht do të tregtonte midis 70 dhe 80 rubla për dollar. Në nivelet më të ulëta të së hënës, rubla ruse ka humbur 90% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit.
Rubla është zhytur pasi Perëndimi sjell sanksione të ashpra ekonomike dhe qeveria ruse vendosi kontrolle të kapitalit në përpjekje për të ndaluar rrjedhën e parave nga Rusia./5pyetjet.al