-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanadaja bllokon 10 “shokët” e Putin, ja sanksionet ndaj tyre

Kryesoret

Ditën e sotme kryeministri i Kanadasë ka vendos sanksione të reja ndaj mbështetësve të Putin. Bëhet fjalë për 10 persona që janë përkrahë presidentit rus.

Sipas Skynews, kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se ata do të synojnë zyrtarët e mëparshëm dhe aktualë, oligarkët dhe mbështetësit e presidentit rus Vladimir Putin.

Ata që do të sanksionohen janë identifikuar nga një listë e përpiluar nga lideri i opozitës i burgosur i Putinit, Alexei Navalny, shtoi ai.

“Puna që po bëjmë së bashku është duke ndëshkuar Putinin dhe fuqizuesit e tij aty ku dhemb më shumë, veçanërisht duke gjymtuar sistemet e tyre financiare dhe duke sanksionuar bankën e tyre qendrore”, tha Trudeau.

Pavarësisht se Kanadaja ka dhuruar tashmë 1 miliard dollarë ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare për Ukrainën, kryeministri tha se ka ende “më shumë për të bërë”./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit