Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar duke komentuar me ironi deklaratën e Lulzim Bashës ditën e sotme që nuk ka humbur asnjë garë, përfshirë edhe atë të së dielës.
“I vetmi njeri ne glob qe del i treti dhe deklaron se une nuk kam humbur asnje gare” shkruan Berisha.
Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha, jo vetëm që nuk fitoi asnjë bashki, por shumicën prej tyre doli e treta, ndërsa Sali Berisha mori Shkodrën përballë 5 të tjerave që i mbajti PS.
/5pyetjet.al