-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pengu i Ramës dhe “gjylja” e madhe që i plasi Bashës

Kryesoret

Zgjedhjet e pjesshme lokale u mbyllën. Pa incidente dhe kontestime me fakte dhe prova, por retorikë, Partia Demokratike pranoi humbjen. Fituesit e mëdhenj janë Edi Rama dhe Sali Berisha. Socialistët fituan pesë nga gjashtë bashkitë; Dibër, Lushnje, Durrës, Rrogozhinë dhe Vorë me shumicë dërrmuese, por pengu i madh është Shkodra.

Në karrierën politike Edi Rama ka arritur që të marrë gjithçka, por jo drejtimin e Shkodrës. “Kështjella” mbeti blu edhe në ditët e saj më të vështira, të përçarjes dhe ndasive të mëdha.

Një dorë ia dha edhe LSI, por pa i hequr meritën ish-deputetit Bardh Spahia. Me Shkodrën në “xhep” dhe vendin e dytë në katër nga pesë bashkitë e tjera, misioni i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” mund të quhet i përmbushur.

Këto zgjedhje konfirmuan koalicionin e Sali Berishës si grupimin e parë opozitar. Partia Demokratike zbriti në vendin e tretë. Për fatin e tyre të mirë nuk kishte të tjerë në garë, pasi ndoshta mund të ishte edhe më poshtë.

Kandidatët që Lulzim Basha u besoi morën një rezultat zhgënjyes. Por sërish Basha nuk pranoi që të japë dorëheqjen duke gjetur disa justifikime, që për n/kryetarin Agron Gjekmarkaj nuk “pinë ujë”. Sytë tashmë janë te selia blu që po rrudhet akoma më shumë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit