CNN shkruan se Rusia ka propozuar një armëpushim të ri në 5 qytete të Ukrainës, duke përfshirë edhe Kievit, por Ukraina nuk ka rënë dakord.
“Rusia shpall një armëpushim të ri nga ora 10 e mëngjesit (me orën lokale të Moskës) më 8 mars dhe është e gatshme të sigurojë korridore humanitare: nga Kievi dhe qytetet e tjera në Federatën Ruse përmes territorit të Republikës së Bjellorusisë deri në Gomel”, citojnë mediat ruse deklaratën.
Drejtuesit rusë kanë bërë të ditur se po presin një reagim nga pala ukrainase deri në orën 03:00 të mëngjesit të së martës. Megjithatë, kjo duket e vështirë të pranohet nga Ukraina, duke qenë se vendkalimet për civilët të çojnë vetëm në Bjellorusi dhe në Rusi.