Sekretari i Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin, ka urdhëruar këtë të hënë dërgimin e 500 trupave ushtarake shtesë në Europë, të cilët do të vendosen në shtete të ndryshme për të mbështetur më tej aleancën e NATO-s.
Po ashtu, bëhet e ditur se SHBA do të dërgojë edhe avionë KC-135 në Greqi, Poloni e Rumani, por edhe në Gjermani.
“Janë vetëm 500 ushtarë shtesë. Me këto dislokime të reja, SHBA arrin në rreth 100 mijë personel ushtarak në Europë”, tha zyrtari amerikan.