Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur këtë të hënë në kryeqytetin e Republikës së Irlandës, ku një kamion është futur në ambasadën ruse.
Lajmi është konfirmuar nga BBC, ndërsa është publikuar edhe një video nga momenti kur kamioni shkatërron portën kryesore të ambasadës.
BBC raporton se shoferi i kamionit është vënë menjëherë në pranga policia. Megjithatë, policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje.
Kjo ngjarje vjen në një moment kur në shumë qytete të botës janë mbajtur protesta të shumta kundër agresionit rus në Ukrainë.