-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inteligjenca amerikane: Putin do të bëhet më agresiv, e nënvlerësoi Ukrainën

Kryesoret

Jemi në ditën e 13 të agresionit rus në Ukrainë dhe ushtria e Vladimir Putin ende nuk ka arritur të marrë Kievin, madje as Kharkivin, qytetin e dytë më të madh, të cilit i ka shkaktuar shkatërrime të mëdha, ku shumë ushtarë, por edhe civilë janë vrarë.

Por çfarë pritet të ndodhë në vazhdim? Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, Avril Haines, ka paralajmëruar se sanksionet dhe ndalesat në fushëbetejë, ka pak mundësi të ndalin presidentin rus, Vladimir Putin nga synimi i tij për pushtim të Ukrainës dhe madje mund të rrisin ofensivën e tij në këtë shtet.

Duke folur në një seancë të Kongresit amerikan për kërcënimet e sigurisë globale, Haines ka thënë më 8 mars se përshkallëzimi i kostove të luftës në Ukrainë, që deri tani mund të kenë shkuar në mijëra jetë të humbura të rusëve, mund të zemërojnë Putinin dhe t’ia ndryshojnë këndvështrimin për atë që mund të konsiderohet fitore.

“Analistët tanë vlerësojnë se Putin ka pak mundësi të ndalet nga pengesat në fushëbetejë. Në të kundërtën, ai mund të përshkallëzojë situatën”, ka thënë Haines.

Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë që Moska ka nënvlerësuar aftësinë e Ukrainës për t’u përballur me sulmet dhe se mbetet e paqartë nëse Putin synon të kontrollojë gjithë Ukrainën.

Nëse kjo qëndron, atëherë, sipas SHBA-së, atij do t’i duhet të angazhojë forca shtesë, apo të koncentrohet në zona më të vogla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit