Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se situata në Kosovë është shumë më e komplikuar e problematike, sesa po trajtohet nga Qeveria e Kosovës.
Në një konferencë për mediat, shefi i deputetëve të AAK-së, ka thënë se Qeveria duhet që të krijonte lehtësira në përballje me rritjen e çmimeve në Kosovë.
Teksa ka folur për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, Tahiri ka kërkuar që të hiqet përkohësisht akciza.
“Qytetari i Kosovës sot është duke u përballur me siguruar ekzistencën e vet. Qytetari që ka pasur të ardhura mesatare janë kthyer e janë bërë të varfër ndërsa të varfrit janë duke kërkuar të ikin nga Kosova. Artikujt ushqimore mielli, vaji, kripa, e deri rryma, derivatet janë rritur”, tha Tahiri.
“Qeveria në vend se të merret me vendimin për ligjin e pagave ata po i rrisim çmimet. Në vend se të liroj çmimin e derivateve përmes akcizës ata po e pasurojnë buxhetin e tyre. Qeveria nuk po merr asnjë masë nga paralajmërimet qe po i merr nga shoqatat qe merren me përpunimin e grurit”, ka thënë Tahiri.









