-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kryeministri sfidon SHBA-në: Unë jam Sali Berisha, e patë?

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se zgjedhjet e 6 marsit treguan se kush ishte ai, pesha e tij dhe se qytetarët e konfirmuan si opozitë të vërtetë. Mesazhi ishte i qartë për Yuri Kim, së cilës iu referua si “guvernatore”.

“Zonja guvernatore i lejoi vetes të ndërhyjë në fushatë kundër Sali Berishës, doja t’ju thosha zgjedhësve, se unë jam Sali Berisha, ky që thotë zonja Guvernatore dhe ky që i kanë marrë logon me të cilën ajo parti ka garuar për 30 vite.

Është jashtë cdo imagjinate që unë të devijoj nga ky kurs, vendimi im i shpallur, që unë do të garoj për kryetar të PD-së.

Rikthimi ka ndodhur në 6 mars me votën e shqiptarëve. Kishte përpara pikëpyetje, se ky ka deputetët, ky ka këta, urdhëroni ku janë, ajo votë është rikthimi i Sali Berishës me 31% të votave, që nuk është shumicë, por stacion i mirë” tha ai.

Por a do të krijojë Sali Berisha një parti të re me emrin “Shtëpia e Lirisë” nëse nuk arrin që të marrë vulën dhe logon e PD-së zyrtare? “Nuk do të ketë parti të re” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit