Pasditen e sotme, KQZ ka mbyllur procesin për zgjedhjet e 6 marsit duke u dhënë mandatin tre kandidatëve të fundit që fituan bashkitë; Bardh Spahisë në Shkodër, që ishte nga koalicioni i “Shtëpisë së Lirisë” i drejtuar nga Sali Berisha dhe dy socialistet, Eriselda Sefa në Lushnje dhe Emirjana Sako në Durrës.
Më herët, paraditen e sotme u certifikua fitorja për tre bashkitë e tjera; Rahim Spahisë në Dibër, Edison Memolla në Rrogozhinë dhe Blerim Shera në Vorë. Në gjashtë bashkitë që u zhvilluan zgjedhje, 5 i fitoi PS dhe Shkodrën kandidati i Sali Berishës, Bardh Spahia.
/5pyetjet.al