-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Shteti të ndërhyjë, do të kemi krizë ushqimesh

Kryesoret

Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe i kërkon shtetit që të ndërhyjë pas rritjes galoponte  të çmimeve të karburantit, por edhe ushqimeve. Deputeti socialist tha sot se përgjegjësinë sociale për shtresat në nevojë duhet ta mbajë shteti.

Nuk është problemi a më mjafton mua (karburanti), por për njerëzit, se unë e zgjidh eci edhe në këmbë. A ka shteti mekanizma? Unë mendoj që po. Unë jam kundër prekjes së taksave me presion rruge, politika fiskale nuk bëhet rrugë.

Duhet ta mbajë shteti dhe jo tregtarët që abuzojnë. Transferimi i përgjegjësisë sociale nga shteti te tregtarët që abuzojnë, për mua është e papranueshme.

Përgjegjësinë sociale për shtresat në nevojë për bujqit për shtresën e mesme duhet ta mbaj shteti, jo tregtarët. Për më tepër tregtarë që abuzojnë apo që janë integruar nga shumica te pakica” tha ai.

Por a do i bashkohet protestës së qytetarëve? “Jo, më vjen keq. Pashë dje njerëz atje, nga sfera jonë, e politikanëve, që mbajnë përgjegjësi të rëndë në tregun e hidrokarbureve. Ka njerëz që kanë dhënë kontribut në grabitjen e vendburimeve.

Ashtu si civilistë hajdutë banalë. Ku kanë punuar këta? Kanë vjedhur atje në sektorin publik dhe tani bëjnë civilistin. Pashë banditë rrugësh, me Rolex nga 10 mijë euro në dorë dhe xhupa nga një mijë euro dhe dalin e thërrasin Shqipëri Etnike” tha ai.

Më pas në parlament, Braçe u shpreh se “jemi në mes të një krize, që do të jetë edhe krizë ushqimore përveç çmimeve. Duhet të ulim kostot dhe të ndihmojmë prodhimin vendas” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit