Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari është liruar nga burgu 8 muaj pas arrestimit për dosjen e tenderit të uniformave me vlerë 25 milionë euro.
Naqellari u arrestua në 10 korrik të vitit të kaluar së bashku me zyrtarë të tjerë të ministrisë për shkelje të barazisë në tendera.
Në 30 dhjetor të vitit që u mbyll u dënua me një vit burg së bashku me bashkëpunëtorët me akuzën se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme shpallën fituese një kompani që nuk plotësonte kriteret.
Gjithashtu abuzime u konstatuan edhe me çmimet e veshjeve.
Por duke përfituar nga procedurat, sot, 8 muaj pas arrestimit dhe konstatimit të shkeljeve në tenderin 25 milionë euro, drejtoresha u la e lirë nga drejtësia e re.