Disa pamje tepër prekëse janë shfaqur në protestën e uljes së çmimeve përballë Kryeministrisë. Në karrocë me rrota, protestuesi dhe njëkohësisht përfaqësuesi i shoqatës së invalidëve ka treguar se kategoria e tyre është e prekur më shumë se çdo individ tjetër.
“I bëj thirrje qeverisë mos na dërgoni më shumë në grope seç na ka dërguar fatkeqësia jonë edhe Zoti. Nuk po i përballojmë dot çmimet me fatkeqësinë që na ka rënë, unë kam parë shumë edhe në burg po ti dërgonit do jetonin më mirë seç jetojnë këtu jashtë, të lirë gjoja,” u shpreh ai teksa theksoi se ndihet më në këmbë se kurrë që ishte aty në protestë.