Në kushtet e rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve, Presidenti Ilir Meta i kërkon qeverisë që të ndërhyjë për të ndihmuar familjet në nevojë me një paketë ekonomike për të përballuar kostot.
“Sot në Shqipëri jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, rreth 930,457 qytetarë.
📌 Prej tyre, janë 64,710 familje në ndihmë ekonomike, me të ardhura për person në 0.7 USD/ditë.
📌 Rreth 46,742 qytetarë me pension familjar mujor, që jetojnë me të ardhura 2 USD/ditë.
📌 Rreth 440,579 pensionistë në zonat urbane, me të ardhura në 4.8 USD/ditë.
📌 Rreth 63,099 pensionistë invalidë, me të ardhura në 4.4 USD/ditë.
📌 Rreth 103,626 pensionistë të zonave rurale, me të ardhura në 2.8 USD/ditë.
📌 Rreth 5,755 të papunë, që trajtohen me ndihmë ekonomike në 4.5 USD/ditë.
Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?! Koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë” shkruan Meta.