Drejtori i CIA-s, William Burns, është i qartë: “Putin-i nuk ka asnjë rrugëdalje të mundshme nga lufta. Ai po përpiqet të blejë kohë me këto negociata false”
Burns dhe shërbimet tjera të larta sekrete mbajtën një seancë dëgjimore në Komitetin e Senatit për Inteligjencën.
Ishte një shkëmbim shumë i drejtpërdrejtë pyetjesh dhe përgjigjesh, me pak rezerva. Një shenjë se administrata vazhdon strategjinë e saj të transparencës për të vënë Kremlin-in në vështirësi.
Burns argumenton se, në këtë pikë, Putin është i burgosur nga vlerësimet e tij të gabuara. Udhëheqësi rus ishte i bindur se “ai e kishte mundur të pajisë sistemin ekonomik në mënyrë që të jetë në gjendje t’i rezistojë sanksioneve perëndimore, por tani ai po zbulon se nuk është kështu”.
Në veçanti, thotë Burns, ai nuk e kishte marrë parasysh masën e Thesarit të SHBA-së që pengoi Bankën Qendrore të Moskës të manovronte rezervat e mëdha të monedhës së fortë (ekuivalenti i 600 miliardë dollarëve).