-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mot i acartë në Kosovë, temperaturat deri në -9 gradë

Kryesoret

Sot dhe gjatë fundjavës do të mbajë mot shumë i ftohtë në Kosovë. Rrebeshe bore priten të premten në mëngjes, e nga fundjava mot i acartë me intervale më të gjata me diell, e ditën edhe me vranësira kalimtare.

Të hënën pas mëngjesit me ngrica, ditën do të dominojnë kthjellimet. Qarkullimi më i mirë ajror gjatë orëve të pasdites, do mbajë ndotësit ajrorë më të shpërndarë, ku vende-vende indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme, derisa në periudha më të zgjatura të qetësisë, kryesisht orëve të mbrëmjes, indeksi pëson përkeqësim.

Temperaturat janë në rënie të ndjeshme nën vlerat mesatare. Minimalet zbresin deri në -8 e -9, e maksimalet luhaten ndërmjet -1 e 1, e deri të hënën rriten edhe në 6 gradë C.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit