Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrja e Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz do të marrin pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë.
Në kuadër të këtij Forumi, Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla- Schwarz do të takohen me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrës në këtë Forum.
Forumi Diplomatik i Antalias është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, ekspertë dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”.