Me qindra apo mijëra qytetarë vijojnë protestën për rritjen e çmimeve. Nga kryeministria ata u zhvendosën në sheshin “Skënderbej” e më pas në rrugën e “Durrësit”, ku u ndalën pranë Ministrisë së Arsimit.
Edhe disa drejtues të mjeteve u janë bashkuar qytetarëve në protestë. Ndërkohë që protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin përgjatë ditës së enjte, ku qytetarët kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve.
Kujtojmë qe ditën e djeshme protesta u tensionua ku mbi 20 qytetarë janë shoqëruar për bllokimin e rrugës dhe për tubim pa leje. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës, ndërsa për disa minuta ata bllokuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.