Situata në Mariupol, që është nën rrethim ditët e fundit, po bëhet gjithnjë e më kërcënuese për popullsinë civile, ndërsa rusët bombardojnë vazhdimisht qytetin-port strategjik të Ukrainës.
Objektet e konsiderueshme të furnizimit janë shkatërruar dhe të gjitha përpjekjet për të evakuuar popullsinë civile përmes korridoreve të sigurta deri më tani kanë dështuar. Deklaratat e nënkryetarit të bashkisë së Mariupolit, Sergei Orloff, në revistën e rrjetit gjerman ARD, pasqyrojnë tmerrin e luftës.
“Qyteti është nën bombardim të vazhdueshëm dhe rrugët përreth qytetit janë dëmtuar rëndë. Kamionët e ndihmave humanitare, për shembull, nuk mund të arrijnë në qytet, ashtu siç nuk mund të dorëzohen furnizimet mjekësore”, tha ai.