Dyshimet për një lidhje të mundshme mes vajzës së ish- zv/ kryeministrit Niko Peleshit, Aleksias dhe Romeos kanë kohë që po qarkullojnë. Fillimisht u përfol se dyshja po bashkëjetonin me njëri-tjetrin, pas ndarjes së këtij të fundit me Jonida Maliqin dhe në disa foto që vetë bukuroshja publikonte në rrjete sociale ku dukej qartë Romeo.
Kështu u vërtetua lidhja mes tyre, megjithatë një periudhë ata nuk u panë me njëri- tjetrin duke u dyshuar kështu për një ndarje. Mirëpo, deklaratat e fundit të bëra nga Aleksia në një intervistë na tregojnë krejt të kundërtën. E pyetur për Romeon, ajo tregoi dashurinë e madhe që ka për të dhe sa shumë i ngjason me të atin.
E pas shumë intervistave ku ka shprehur hapur dashurinë për të, mesa duket gjithçka mes Aleksias dhe Romeos ka marrë fund.
Në një kohë kur rrjetet sociale provojnë më së miri marrëdhëniet mes njerëzve, dyshja nuk ndiqen më me njëri- tjetrin në Instagram dhe kjo ka shtuar dyshimet se ata nuk janë më bashkë. Në një intervistë të fundit, Aleksia ka folur më shumë lidhur me romancën e saj.
“Ka qenë një veprim shumë i nxituar që ta bëja publike dhe të flisja aq me detaje për marrëdhënien time. Unë jam person që më pëlqen të shprehem dhe nuk i fsheh emocionet e mija dhe nëse është nevoja i them para një Shqipërie të tërë, por që më mirë mos ta kisha bërë. Nuk flas më për këtë temë, sepse njerëzit mendojnë se jeta ime rrotullohet rreth tij. Sa herë unë flas dy orë dhe flas dy minuta për të, njerëzit thonë ja, kjo vetëm për këtë di të flasë.“, është shprehur Alekisa.